Qeveria e përkohshme po punon për të siguruar çmime më të mira për të gjithë konsumatorët. Kjo u njoftua nga Kryeministri Stefan Janev në një konferencë në të cilën u prezantuan masat e planifikuara nga qeveria e përkohshme në sferën e energjisë. Ai tha se në dy muajt e fundit Bullgaria ka disa nga çmimet më të ulëta të qëndrueshme në BE, duke theksuar se çmimet e larta të energjisë janë për shkak të faktorëve ndërkombëtarë. Skema e mbështetjes financiare e zhvilluar nga qeveria parashikon kompensim prej 50 leva (25.56 euro) për një megavat orë të shpenzuar për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike. Ky mekanizëm do të përfshihet në buxhet për 6 muajt e parë të vitit 2022. Është planifikuar gjithashtu të operojë një zyrë kleringu në interes të konsumatorëve dhe tregtarëve të energjisë elektrike. Ajo do të balancojë interesat e tyre dhe tregu do të bëhet më fleksibël.
Stefan Janev theksoi se strategjia jonë e energjisë është e vjetëruar. Ai bëri thirrje për një bisedë ekspertësh mbi të ardhmen e centralit atomik “Belene”, në të cilën do të merrnin pjesë specialistë, raportoi BGNES.
Kryetari i Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit Ivan Ivanov siguroi se për konsumin e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit të nxehtë për nevoja shtëpiake nuk do të ketë ndryshim të çmimeve aktuale para fundit të këtij viti.Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të..
Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me afat maturimi pas 3 vitesh. Gjatë vitit 2025, shteti mori një borxh të brendshëm prej 3 miliardë..
Me hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një..