Pas orës 21:30 të 27 shtatorit ka filluar shkarkimi i anijes "Vera Su" në zonën e mbrojtur Jajllata pranë Kamen Brjag(Bullgaria Verilindore). Karburanti i anijes 32-vjeçare tashmë është zbrazur. Për momentin nuk ka informacion se si dhe nëse aksioni do të vazhdojë, por moti është përkeqësuar dhe era e fortë mund të prishë anijen.
Anija ngeci më 20 shtator në zonën e mbrojtur të Jajllata. “Vera Su” është ndërtuar në vitin 1989 dhe operohet nga një kompani turke. Anija ka lundruar nën flamurin e Panamasë dhe ka transportuar plehra nga Ukraina drejt Varnës.
BNR Radio Varna raportoi se një pjesë e ngarkesës së rrezikshme është derdhur në det. Këtë e tregojnë videot e publikuara në faqen e specializuar maritime.bg. Ato tregojnë se si kimikati derdhet në det, sepse makina e paketimit është prishur.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të..