Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reformat në energjetikë janë të pashmangshme

Zëvendëskryeministri Atanas Pekanov
Foto: BGNES

Në pjesën më të madhe plani i rimëkëmbjes së vendit pas pandemisë është përfunduar. Energjia dhe sundimi i ligjit mbeten problematike. Çështjet e pazgjidhura atje duhet të zgjidhen urgjentisht në mënyrë që plani të paraqitet në Bruksel. Kjo u tha për BNR nga Zëvendëskryeministri Atanas Pekanov.

Efekti pozitiv i koordinimit të planit është se të gjitha qeveritë e ardhshme do të jenë të detyruara të kryejnë reforma të caktuara. "Ka ardhur koha për t'u ndarë me iluzionet tona se ne i kemi nënshkruar të gjitha këto gjëra, por nuk do t'i zbatojmë ato," komentoi Pekanov. "Tani na thuhet shumë ashpër nga Brukseli se disa kapacitete energjetike duhet të hiqen deri në vitin 2027," tha zëvendëskryeministri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Ne ofrojmë 80 milionë euro për Ukrainën, por do t'i japim nëse parlamenti e miraton

Në qëndrimin me të cilin Bullgaria shkon në samitin e NATO-së, thuhet se vendi ynë mund t'i japë Ukrainës 80 milionë euro. Këtë e bëri të ditur në margjinat e Kuvendit Popullor, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Megjithatë, ai..

botuar më 24-07-05 3.37.MD
Bojko Borisov

Bullgaria nuk do t'i japë para Ukrainës

Dje u bë një provë e re për një insinuatë se Bullgaria do t'i japë para Ukrainës, tha në parlament kreu i GERB-it Bojko Borisov. Në seancën e mbyllur të parlamentit për Samitin e NATO-së në Uashington, u bë e qartë se nuk bëhet fjalë fare për dhënien..

botuar më 24-07-05 11.09.PD
Rumen Radev

Sipas presidentit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen pas 15 shtatorit

Gushti nuk është muaji më i mirë për një fushatë zgjedhore, as zgjedhje deri në mes të shtatorit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Banka e Vitit”. “Unë jam i detyruar të mendoj jo vetëm për..

botuar më 24-07-05 8.48.PD