Ministria e Jashtme Bullgare i dorëzoi një notë proteste kreut të përkohshëm të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vladimir Krëstevski. Sofja proteston kundër zëvendësimit të një monumenti historik bullgar në oborrin e kishës të fshatit Klepaç pranë qytetit të Prilepit. Monumenti i vojvodës Vellko Skoçivirçeto, i cili vdiq në vitin 1904, dhe tetë rebelët e tij u shkatërrua. Mbishkrimet në bullgarishten letrare janë hequr. Mbiemrat e viktimave janë ndryshuar në një monument të ri.
Pala bullgare po i kërkon Shkupit të restaurojë monumentin origjinal. Theksohet se ndryshimi i artefakteve historike është një përpjekje për t’u rishkruar historia dhe kështu shkelet Traktati i Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit i vitit 2017.Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..