Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Bjalla tërheq me rrugët e veta çiklistike detare

Foto: ecotournet.net

The EcoTour-Net është një projekt perspektiv, i krijuar në bazë të programit operativ për një bashkëpunim transkufitar “Pellgu i Detit të Zi”, për të promovuar çiklizmin. Ai i mundëson qytetet nëpër bregdetin e Detit të Zi të ruajnë natyrën e tyre dhe njëkohësisht të tërheqin më shumë turistë përmes monumenteve natyrore, arkitekturore dhe kulturore. Projekti, në të cilin merr pjesë dhe Bullgaria është në përmasë të mbi 795 000 eurove dhe përfshin 18 itinerare turistike, të vendosura në 5 shtete. Janë përfshirë 48 vende për vizitë, 10 rrugë për çiklizëm dhe 6 rrugë për të ecur në këmbë, 32 vende për pushim dhe 4 platforma për vëzhgimin e shpendëve të rrallë. Me kureshtjet e tyre marrin pjesë Turqia /Şile/ Ukraina / Zaporizhzhya/, Greqia / Xanthi/, Gjeorgjia /Martvili/, kurse nga pala bullgare - qyteti Bjalla. 

Bashkia e qytetit Bjalla ndodhet në pjesën qendrore të bregdetit bullgar të Detit të Zi dhe është në një largësi të barabartë dhe nga qyteti Varna dhe nga qyteti Burgas (rreth 70 kilometra). Në qytet ka një infrastrukturë turistike të zhvilluar shumë mirë, hotele të shumta dhe lokale, por synimi i administratës bashkiake është që të mund ta bëjë qytetin më mikpritës dhe për çiklistët. Prandaj mbi projektin The EcoTour-Net për ta do të bëhen lehtësira dhe shërbime të veçanta, të cilat t’i tërheqin ndaj kësaj pjese nga bregdeti i Detit të Zi. Sipas të rinjve në administratën vendase, qyteti Bjalla mund të vizitohet vetëm për një ditë nga banuesit dhe miqtë e qytetit Varna për shembull. Por, përse udhëtimi ja vlen, mësojmë nga intervista për Radion Kombëtare Bullgare me drejtuesin e projektit Kosta Stojanov: 

“Janë zgjedhur vende për pushim me një pamje shumë të bukur. Përgjatë rrugëve janë përshtatur nëntë devijime, ku janë vendosur tavolina dhe karrige, që të mundet çiklistët dhe turistët të cilët ecin në këmbë të mund të ulen për pushim. Përveç kësaj, në rrugën Via Pontika, e cila kalon nëpër bregdetin e Detit të Zi, mbi kureshtjen natyrore “Shkëmbinjtë e Bardhë”, është ngritur një kullë për vërejtjen e shpendëve. Ajo është mjaft e madhe, dykatëshe, e lartë mbi 8 metra. Rruga është shumë e vizituar dhe e njohur si nga fotografët ashtu dhe nga ornitologët, sepse nëpër rrugën Via Pontika mund të vihen re lloje interesante të shpendëve. Nëpër rrugët ka dhe çezma të shumta, ku njerëzit mund të freskohen. Shpresojmë se krijimi i rrugëve dhe с lokacioneve për një turizëm ekologjik do të kontribuojë për shtimin e numrit të turistëve dhe të të ardhurave nga vizitat e tyre. Nga kjo do të përfitojnë bizneset vendase, prodhuesit dhe publiku.” 

Në territorin e bashkisë Bjalla janë ndërtuar tre rrugë të reja për biçikleta me një gjatësi të përbashkët mbi 36 kilometra. Posaçërisht për to tanimë janë formuar online harta elektronike dhe QR kode, të cilat do t’i drejtojnë turistët deri tek kureshtjet më të afërta. Kështu nuk nevojitet përdorimi i një harte prej letre. “I gjithë informacioni i rëndësishëm, krahas me çezmat, të cilat nuk shikohen nga rruga por janë fare afër janë treguar në mënyrë elektronike” - thotë për Radion Kombëtare Bullgare Zdravko Vasilev nga klubi çiklistik “Ustrem” në qytetin Bjalla: 

“Prandaj studiuam të gjitha objektet e mundshme vendase - çezma, kureshtje kulturore, historike dhe natyrore. U përpoqëm që ato të jenë jo vetëm nëpër rrugën e itinerarit, por dhe të japim një informatë për to. Njëri itinerar niset nga Bjalla, përmes Goricës, Samotino dhe Shkorpillovci, kurse tjetri - nga kalaja e Bjallës, ku ndodhen gërmimet arkeologjike dhe arrin deri në Karadere.” 

Në bazë të materialeve të BNR: Gergana Mançeva 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: ecotournet.net



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Platforma ikonike prej xhami "Maja" në malin Rodope është rinovuar

Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..

botuar më 25-11-23 6.50.PD
Foto: Facebook/Parada e Verës së Re

"Parada e Verës së Re" në Plovdivin e Vjetër magjeps me aromat dhe frymën e traditës

Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..

botuar më 25-11-22 6.55.PD

Bullgaria tani është pjesë e "Rrugës Evropiane të Verës"

Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..

botuar më 25-11-20 4.26.MD