Partia "Ka një popull të tillë" propozoi në një konferencë një program me 18 masa anti-krizë për zhvillimin e qëndrueshëm të energjetikës dhe mbështetje për bizneset dhe familjet. Ndër masat me prioritet është zbatimi i një mekanizmi për subvencionimin e biznesit bullgar, i prekur nga çmimet e larta të energjisë elektrike. "Fondet mund të sigurohen duke u rishpërndarë fitimet e ndërmarrjeve shtetërore super-fitimprurëse, Centrali atomik “Kozlloduj” dhe hidrocentralet – pronë e Kompanisë Elektrike Kombëtare," tha Ivan Hinovski, i cili kryesoi komitetin e energjetikës në parlamentin e kaluar. Mekanizmi supozon kompensime direkte të çmimit të energjisë elektrike të blerë në bursë nga biznesi.
Masat përfshijnë gjithashtu zhvillimin e një udhërrëfyesi 3-vjeçar për liberalizimin e plotë të tregut të energjisë dhe mbylljen e tregut të rregulluar të energjisë elektrike. Propozohet të përgatitet një Urdhëresë për mbrojtjen e familjeve të rrezikuara dhe të përfshihet vendi në skemën evropiane për përdorimin e ndihmës energjetike.
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..