Në sfondin e përqindjes mjaft të ulët shqetësuese të njerëzve të vaksinuar në Bullgari (rreth 18%) një mjek i ri, i cili punon në një rajon fshatar, arriti një sukses të madh duke u vënë vaksina kundër Covid-19 mbi 40% nga pacientët e vet kryesisht të moshuar dhe u dallua me një fletë nderimi nga Ministria e Shëndetësisë. Si e ka arritur këtë rezultat doktori Aliosman Ahmed, me çfarë sfidash përballet dhe si krijohet besimi “mjekë-pacient - për të gjitha këto tregoi mjeku në një intervistë për Radio Bullgarinë.
Mjeku i përgjithshëm 29 vjeçer dr. Ahmed është nga qyteti Tërgovishte. Pasi përfundon Universitetin Mjekësor në qytetin Varna, punon fillimisht në Ndihmën e Shpejtë në kryeqytetin detar, pas kësaj në Urgjencën e qytetit Shumen, kurse që nga viti 2019 ka një praktikë private dhe shëron njerëz në bashkinë Vrëbnica, rrethi i Shumenit.
Doktori Ahmed tregon se pjesa më e madhe e njerëzve nuk besojnë tek vaksinat dhe shpresojnë që sëmundja të mund të kalojë më lehtë tek ata, të mos t’i rrëzojë dhe harrojnë se prindërit e tyre të moshuar, gjyshe dhe gjyshër si dhe të afërmit me sëmundje kronike, janë të prekshëm. I nevojitet që të bindë çdo një prej tyre dhe kështu mundet që të vaksinojë rreth 40% nga pacientët e vet. Diçka më tepër - i besohen dhe njerëz nga bashkitë fqinje dhe krahinat. Ai punon me të gjitha llojet e vaksinave dhe e lë pacientin të zgjedhë vet se cilën vaksinë do që t’i venë.
Në Bullgari në këtë moment po diskutohet përshtatshmëria dhe mundësia që vaksina t’u vihet dhe fëmijëve, kurse doktori Ahmed e përkrah idenë:
“Në listën time të pacientëve tani për tani nuk kam fëmijë të vaksinuar. Unë përpiqem të mbulojë popullsinë e moshuar”, thotë specialisti.
Si tek të gjitha medikamentet, dhe tek vaksinat ka efekte anësore. Më i shpeshti i tillë, të cilin e vë re doktori i ri është skuqje dhe edem lokale:
“Si tërësi në një pjesë nga popullsia, të themi 10-15% pas vaksinimit kanë temperaturë, e cila është si një reagim i sistemit imun, por kalon fare lehtë. Tani për tani nuk ka reagime të rënda.”
Doktori Ahmed kujdeset për afro 2 mijë pacientë dhe tregon këto vërejtje lidhur me reagimin ndaj vaksinave:
“Kam pacientë të vaksinuar përpara rreth disa muajve, të cilët kohët e fundit kaluan kovid. Kaloi shumë mirë - vetëm me një hundë të lënguar, gjë e cila vjen të na thotë se vet vaksina punon dhe pacientët reagojnë mirë kundrejt saj. Kam dhe një pacient i cili kishte sëmundje shoqëruese, kryesisht me një sëmundje të rëndë të zemrës. Tek ai po kështu kaloi shumë mirë, nuk u arrit deri në një pneumoni të rëndë e kështu me radhë.”
Mjeku nga rrethi i Shumenit ka arritur një sukses të madh në realizimin e fushatës të imunizimit kundër Covid-19, sepse ka mundur të krijojë një lidhje të fortë me pacientët e vet.
“Unë ndaj shumë kohë mbi këtë të jem një pjesë nga një familje e madhe me pacientët e mi. Shikoj gjithmonë të mund të hyj në brendësinë e problemeve të tyre, të mund të kuptoj dhimbjet e tyre. Ata të më hapen, të më besojnë. Unë me të vërtetë që dua t’u ndihmojë dhe e tregoj këtë, u them, i sqaroj, nëse duhet dhe 10 herë. Pacientët duhet të ndihen mirë, nuk duhet të shtypen, nuk duhet që gjërat të realizohen me forcë. Çdo gjë bëhet me shumë punë, nganjëherë kthehem në orën 9 ose 10. Fare nuk është e lehtë.”
Doktori Ahmed çdo ditë kalon distanca të mëdha, që të mund të arrijë deri tek çdo një nevojtarë prej një ndihme dhe këshille. Ai i dëgjon pacientët, u përgjigjet të gjitha pyetjeve të tyre, i pyet për gjendjen e tyre fizike, por po kështu dhe për gjendjen e tyre emocionale. Tamam ashtu siç ndodh në familje.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..
Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në vendin tonë. Rreth kësaj ideje u bashkuan pianistja e talentuar Nadezhda Canova dhe princesha..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..