Më 5 dhe 6 tetor 2021, Bullgaria do të marrë pjesë në ekspozitën ndërkombëtare të turizmit UITM 2021 në Kiev (Ukrainë). Kjo është ekspozita më e madhe e turizmit në vjeshtë (UITT & UITM), sipas Ministrisë së Turizmit. Qëllimi i Bullgarisë është të vazhdojë të prezantohet në tregun ukrainas si një destinacion tërheqës turistik dhe një vend për rekreacion gjatë gjithë vitit. Fokusi i pjesëmarrjes sonë është “pushimet e skive në Bullgari” dhe “Programet e Vitit të Ri”.
Për periudhën janar - qershor 2021, Bullgaria u vizitua nga 83 972 turistë nga Ukraina, që është një rritje prej 103.4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020njofton sajti bgtourism.bg.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..