Të enjten do të jetë me vranësira në të gjithë vendin. Do të bjerë shi kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë verilindore. Temperaturat minimale do të jenë nga 7 në 12 gradë, dhe ato maksimale midis 12 dhe 17 gradë, në Sofje deri në 12 gradë.
Mbi bregdetin e Detit të Zi do të jetë me re, por vetëm në disa vende në veri do të bjerë shi të lehtë. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin nga 16 gradë në veri deri në 18 gradë në jug. Temperatura e ujit të detit është 18-19 gradë. Lëvizja e detit do të jetë deri në 4 ballë.
Mbi male do të jetë me vranësira, në kreshtat dhe me mjegull. Mbi masivet në perëndim do të bjerë shi, mbi 2000 m borë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 10 gradë, në 2000 m deri në 3 gradë. Termometrat në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo do të tregojnë deri në 10 gradë, në Bansko deri në 13 gradë.
Të premten, reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin dhe temperaturat ditore do të ulen.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..