Grupi muzikor “Tangra” u themelua në vitin 1976 nga Konstantin Markov dhe Aleksandër Petrunov. Shumë muzikantë kanë punuar në grup. Në 1990 grupi pushoi së funksionuari, por pas një pushimi prej më shumë se 25 vjetësh, u kthye në skenë. Në kohët e vështira të pandemisë “Tangra” përfundoi incizimet e fundit për albumin e ri "Në rrugë". Vokalisti është Borisllav Mudollov - Bobi Kosatkata, autori i muzikës, tekstit dhe aranzhimit është Konstantin Markov, të cilit grupi rock i detyrohet shumicës së hiteve të tij. Në fillim të tetorit, Konstantin do të mbushte 72 vjeç. Për fat të keq në mars 2021 ai ndërroi jetë për shkak të komplikimeve pas Covid-19. Ju ftojmë të dëgjoni një nga këngët e tij të fundit - "Kur të jesh me mua".
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..