Emri i Irena Krëstevës - nëna e ish-deputetit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe biznesmenit Deljan Peevski, është gjithashtu i pranishëm në "Dosjet e Pandorës", njoftoi sajti BIRD.BG, i cili është partneri zyrtar i hetimit gazetaresk. Sipas informacionit të publikuar në sajt, dy kompani off-shore në Ishujt e Virgjër Britanikë janë bërë pronë e Irena Krëstevës në vitin 2009. Regjistrimi i tyre është porositur nga një bankë zvicerane. Qëllimi i operacionit është hapja e llogarive bankare në emër të një personi juridik, duke fshehur në këtë mënyrë pronarin e tyre të vërtetë - nënën e ish-deputetit dhe manjatit mediatik Deljan Peevski.
Fitimet e Irena Krëstevës vlerësohen për dhjetëra miliona leva, kujton BIRD.BG.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..