Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maratona e Sofjes tërheq vrapues elitar për herë të 38-të

Foto: marathonsofia.com

Starti i distancës klasike prej 42.195 kilometra do t’i japë fillim maratonës tradicionale të Sofjes - Wizz Air Sofja maratonë. Për pjesëmarrje në edicionin e 38 të garës më masive sportive tek ne janë regjistruar afro 2500 vrapues prej mbi 30 shteteve. Ata do të matin forca në tre disiplina - 42.195kilometra, 21 kilometra dhe 10 kilometra. 25 janë maratonistët elitar nga Kenia, Maroku, Etiopia, Turqia, Ukraina, të cilët do të startojnë në distancën klasike.

Fillimi është më 10 tetor, në orën 9.30 në sheshin “Princi Aleksandër I”, përpara Galerisë Kombëtare Artistike.

Organizatorët saktësojnë se për shkak të pandemisë nuk do të ketë një nisje në masë në distancën e shkurtër, por vetëm në 10 kilometra, 21 kilometra dhe 42.195 kilometra. Fondi i përgjithshëm i çmimeve është afro 80 000 leva.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Finale historike bullgare në US Open

Për herë të parë në historinë e tenisit, dy bullgarë do të garojnë për titullin e US Open. Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e juniorëve, pasi fituan ndeshjet e tyre në hapin parafundor drejt ndeshjes..

botuar më 25-09-06 9.42.PD

Vrapuesit festojnë Bashkimin me një maratonë stafetash

Mbi 400 pjesëmarrës do të vrapojnë në edicionin e 11-të të "Maratonës Ekiden" të Sofjes 2025. Gara do të mbahet më 6 shtator dhe i kushtohet përvjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore . Fillimi i vrapimit është..

botuar më 25-09-06 6.05.PD
Alksandër Vasilev

Dy bullgarë arritën në çerekfinalet e US Open

Aleksandër Vasilev është kualifikuar për çerekfinalet e turneut të hapur për të rinj, raportoi BTA. Bullgari - gjysmëfinalist i Wimbledonit dhe nr. 4 në programin e turneut, tregoi karakter të fortë dhe mposhti Jan Kumsat nga Republika Çeke..

botuar më 25-09-04 10.54.PD