Që nga e diela 10 tetor, qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore që vijnë nga një shtet anëtar i BE-së, Zona Ekonomike Evropiane, Zvicra dhe nga Mbretëria e Bashkuar, e cila është në “zonën e kuqe”, pranohen në territor të vendit me prezantimin e një certifikate digjitale të vlefshme COVID të BE -së për vaksinim ose sëmundje ose një dokument të ngjashëm, së bashku me një rezultat negativ nga një test PCR i kryer deri në 72 orë para hyrjes në vend.
Që nga e diela, Franca, Monako, Portugalia, Qiproja dhe Islanda kalojnë në listën e vendeve në zonën e gjelbër.
Malajzia, Esvatini, Irani, Maqedonia e Veriut, Kosova, Kazakistani, Shtetet e Bashkuara dhe Irlanda do të jenë në zonën me ngjyrë portokalli në të njëjtën datë.
Që nga 13 tetori 2021, Barbados, Antigua dhe Barbuda, Rumania, Estonia, Letonia, Sllovakia dhe Singapori hyjnë në zonën e kuqe.
Andorra, Shqipëria, Ishujt Faroe, Monako, Panama, Maroku dhe Izraeli i shtohen listës së vendeve, certifikatat e vaksinimit, testimit dhe kalimit të sëmundjes Covid të të cilëve konsiderohen ekuivalente me certifikatën digjitale të BE-së për Covid.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..