Një arritje e jashtëzakonshme luftarake e pilotëve bullgarë jep shkak për të shpallur 16 tetorin si Dita e Aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare. Në këtë ditë gjatë vitit 1912, disa ditë pas shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike, piloti Radull Millkov, komandant i Divizionit të Parë Ajror, dhe vëzhguesi Prodan Tarakçiev kryen bombardimin e parë në botë nga ajri, gjatë rrethimit të kalasë së Edrenesë nga ushtria bullgare.
Formimi i aviacionit bullgar fillon në vitin 1903. Gjatë vitit 1911, qeveria merr vendim për përgatitjen e trajnimin e pilotëve dhe mekanikëve ajror jashtë vendit dhe për blerjen e avionëve. Kështu që nga viti 1912 Bullgaria ka armatën e vet ajrore.
Që nga krijimi i tyre deri më sot, misioni i Forcave Ajrore Bullgare është të mbrojnë tërësinë e saj territoriale, bashkë me llojet e tjera të forcave të armatosura.
Në lidhje me festën e sotme profesionale, që të gjithë pilotët bullgar morën dhe një dhuratë të posaçme - këngën me titull “Sën”/gjym/ në interpretim të këngëtares Margarita Hranova, një nga legjendat në muzikën bullgare të estradës.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...