Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia beson se nuk është e detyruar të blejë armë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa

Serbia do të vazhdojë të armatoset me armë ruse, kineze dhe të tjera, tha Presidenti Aleksandër Vuçiç. Deklarata vjen pavarësisht frikës në regjion dhe në Perëndim, se armatimi i përshpejtuar i këtij shteti ballkanik mund të çojë në një tension më të madh në Ballkan, ku ende ndjejnë pasojat e luftërave të zhvilluara në vitet 90-të të shekullit XX, njofton BGNES. Duke hapur një panair të armëve, i cili përkon me samitin dyditor që shënon 60 vjetorin e konferencës së parë të shteteve të palidhura, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia është një “komb i lirë dhe i pavarur” që nuk do të kërkojë opinion të jashtëm për burimin e armëve të saj.

I bën thirrje Athinës të mos ngatërrojë lirinë e mediave me “lajmet e rreme”

Organizatat e medias si Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (International Press Institute) dhe Liria e Mediave për Reagim të Shpejtë (Media Freedom Rapid Repsonse) i bënë thirrje qeverisë greke dhe Ministrisë së Drejtësisë të tërheqin një ndryshim ligjor për përhapjen e “lajmeve të rreme”, sepse kjo e vë lirinë e shtypit nën një presion të madh, njoftoi KeepTalkingGreece. Amendamentet e propozuara në Kodin e Procedurës Civile parashikojnë sanksione për përhapjen e “një lajmi të falsifikuar nëpërmjet të cilit provokohet shqetësim ose frikë në shoqëri ose minohet besimi shoqëror në ekonominë kombëtare, kapacitetin mbrojtës të vendit ose shëndetin shoqëror”. Nëse lajmi përsëritet shumë herë në shtyp ose online, ndëshkimi është burgim dhe gjobë për autorin, pronarin dhe botuesin e medias.

Tension i ri në Kosovë

Një serb etnik u qëllua dhe gjashtë policë të Kosovës u plagosën në një operacion kundër kontrabandistëve në Kosovën Veriore. Policia e Kosovës kontrolloi shtëpi private, ndërmarrje dhe magazina, duke sekuestruar mallra të kontrabanduar për qindra mijëra euro. Aksioni çoi në përleshje etnike në Mitrovicën e Kosovës, dhe policia përdori granata me gaz dhe serbët - granata goditëse. BE bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe një dialog midis Beogradit dhe Prishtinës. Lidhur me këtë për KOHA DITORE Kryeministri Albin Kurti tha, se krimi dhe korrupsioni janë multietnikë dhe pengojnë integrimin evropian të vendit, kështu që do të luftojmë kundër tyre në të gjithë Kosovën. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i kërkoi ndërmjetësit të BE-së Mirosllav Llajçak që “të frenojnë Prishtinën, sepse nëse nuk mundeni, ne do ta bëjmë”, raportoi euractiv.com.

Shqipëria do të përshpejtojë borxhin e jashtëm

Ministrja shqiptare e Financave Delina Ibrahimaj tha se Tirana do të marrë borxhin e jashtëm ndërkombëtar nga eurobonove për të siguruar likuiditet në buxhetin e shtetit. Ministri nuk tregoi përmasën e huas por komentoi se do të jetë me një përqindje më të ulët të interesit.  Ajo theksoi, se gjatë viteve shteti krijoi një ekonomi më të qëndrueshme dhe më të sigurt të tregut dhe se borxhi mund të përsëritet deri në fund të tetorit. Tirana tashmë tha se po përgatitet të emetojë eurobonove me vlerë 500 milionë euro në fillim të vitit 2022, por Ibrahimaj theksoi se shuma do të jetë më e lartë, raporton BGNES.

Lira turke prapë po zhvleftësohet

Lira turke u zhvlerësua në nivele të reja historike pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shkarkoi nga detyrat tre anëtarë të Komitetit të Politikës Monetare në Bankën Qendrore të Turqisë. Tregu e vlerësoi masën si dëshmi të re të ndërhyrjes politike nga Erdogan, i cili e caktoi veten si një “armik të normave të interesit” dhe shpesh bën thirrje për uljen e normave të interesit, raportoi REUTERS. Pas këtij lajmi, lira turke u dobësua në 9.19 lira për 1 dollar amerikan dhe 10.65 lira për 1 euro. Që nga fillimi i vitit, monedha turke u zhvlerësua me gati 19 për qind, kryesisht për shkak të shqetësimeve në lidhje me politikën monetare të Bankës Qendrore, e cila vazhdon të jetë nën presionin e kreut të shtetit.

Mjekët rumunë po kërkojnë që rumunët të vaksinohen

Rumania dërgoi me aeroplan dhjetë pacientët e parë me Covid-19 në Hungari për trajtim. Budapesti njoftoi se është gati të marrë 50 pacientë në gjendje të rëndë për shkak të mungesës së vendeve në spitalet rumune, raportoi TV DIGI24. Në një letër të hapur të titulluar “Një klithmë dëshpërimi”, Organizata e Mjekëve të Bukureshtit „College of Physicians“ thekson se sistemi mjekësor i vendit ka “arritur kufirin” dhe se nivelet e ulëta të vaksinimit zbuluan një “dështim besimi” midis mjekëve dhe popullsisë. Presioni mbi spitalet bëri që autoritetet rumune të pezullojnë procedurat mjekësore urgjente për 30 ditë.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD