1000 janë rastet e reja të Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit, sipas portalit coronavirus.bg. 17.59% janë mostrat pozitive nga 5683 testet e kryera. 86.6 për qind e personave të sapo infektuar janë të pavaksinuar.
Numri i pacientëve aktivë të regjistruar tejkalon 60 000 dhe tani është 60 485. Kjo ndikon në numrin e të shtruarve në spitale. Ata janë zakonisht 10 për qind e të sëmurëve aktivë. Janë 6704 pacientë në spitale. 512 persona të infektuar janë në terapi intensive. 167 janë të sapoardhurit në spitale. 88.62% e tyre nuk janë vaksinuar.
Në 24 orët e fundit 43 persona me Covid-19 të konfirmuar kanë vdekur. Mbi 95% prej të vdekurve nuk kishin imunizim. 504 u shëruan.
1 791 vaksina u dhanë të dielën. 1 384 919 persona janë imunizuar deri tani. Tashmë ka 7980 njerëz me një dozë përforcuese.Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..