1000 janë rastet e reja të Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit, sipas portalit coronavirus.bg. 17.59% janë mostrat pozitive nga 5683 testet e kryera. 86.6 për qind e personave të sapo infektuar janë të pavaksinuar.
Numri i pacientëve aktivë të regjistruar tejkalon 60 000 dhe tani është 60 485. Kjo ndikon në numrin e të shtruarve në spitale. Ata janë zakonisht 10 për qind e të sëmurëve aktivë. Janë 6704 pacientë në spitale. 512 persona të infektuar janë në terapi intensive. 167 janë të sapoardhurit në spitale. 88.62% e tyre nuk janë vaksinuar.
Në 24 orët e fundit 43 persona me Covid-19 të konfirmuar kanë vdekur. Mbi 95% prej të vdekurve nuk kishin imunizim. 504 u shëruan.
1 791 vaksina u dhanë të dielën. 1 384 919 persona janë imunizuar deri tani. Tashmë ka 7980 njerëz me një dozë përforcuese.348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..