Të martën retë do të shpërndahen, dhe në shumë vende moti do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë midis 15 dhe 20 °, për Sofjen - deri në 15 °.
Në bregun e Detit të Zi retë dhe mjegullat e mëngjesit gjatë ditës do të zëvendësohen nga dielli i vjeshtës. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin nga 14 ° në veri deri në 18 ° në jug. Temperatura e ujit të detit është afër asaj të ajrit. Lëvizja e detit do të jetë deri në 2 ballë.
Mbi male moti do të jetë me vranësira dhe mjegull. Dielli do të shfaqet pasdite. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë deri në 9 °, në 2000 m - rreth 4. Në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo temperaturat do të jenë deri në 8, dhe në Bansko deri në 12.
Të mërkurën moti do të mbetet i pandryshuar.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..