Pandemia ka zvogëluar 7 herë paratë që bullgarët jashtë vendit u dërgojnë të afërmve të tyre në Bullgari. Për 7 muajt e parë të vitit 2021, ata kanë transferuar vetëm 98 milionë euro, sipas Bankës Popullore Bullgare. Për krahasim, në vitin 2019 bullgarët jashtë vendit dërguan mbi 1 miliard euro në atdheun e tyre – një shumë-rekord. Bullgarët që punojnë në Amerikë, Gjermani dhe Spanjë u kanë dërguar më shumë para të afërmve të tyre.
"Paratë e emigrantëve janë të ardhura plotësuese për shumë familje, veçanërisht për më të varfrit. Shpesh ato shpenzohen për ushqim, karburant dhe blerjen e pajisjeve të vogla. Tkurrja e tyre gjatë krizës nuk është aq një goditje ndaj sistemit në ekonomi, sa në buxhetet e familjeve ", komentoi për Radio Bllagoevgrad Adrian Nikollov nga Instituti për Ekonominë e Tregut.Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e..
Në një ceremoni festive u dorëzuan diplomat e masterclass-it të XI-të për radiogazetari të Radios Kombëtare Bullgare – Akademia e BNR-së. Aktivitetet që..