Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikolai Badinski – frymëzuar nga Levski, Haydn dhe Messien

Premiera e veprave bullgare, duke përfshirë dy nga kompozitori që jeton në Gjermani

Foto: arkiv

Forumi “Muzika e re bullgare” (4.10 – 27.10), organizuar nga Lidhja e Kompozitorëve Bullgarë, sivjet prezanton vepra të dhomës të artistëve të brezave të ndryshëm. Në afishen lexojmë emrat e disa kompozitorëve bullgarë, karriera e të cilëve zhvillohet jashtë vendit. Mes tyre është dhe Nikolai Badinski, i cili është diplomuar për kompozicion në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov” - tek patroni i Akademisë, si dhe për violinë - në klasën e Nedjallka Simeonovës dhe të Vlladimir Avramovit. Që nga viti 1962 jeton në Berlinin Lindor, kurse gjatë vitit 1976 ka emigruar në Berlinin Perëndimor.

Në Gjermani ai punon si violinist-solist, kompozitor, pedagog, koncert mjeshtër, themelon një kuartet me tela. Është autor i më shumë se 230 krijimeve për orkestër, të ansambleve të ndryshme të dhomës, koncerte e tjera.  Punimet e tij botohen nga botuesi i autoritetshëm i muzikës Universal Edition (Vienna, New York, London), që boton krijime të kompozitorëve më të rëndësishëm të shekullit të 20. Muzika të cilën ai e krijon është e ndikuar nga avangarda e Evropës Perëndimore por dhe nga folklori bullgar dhe ai evropianolindor e tjerë. E interpretojnë solistë dhe grupe të njohura.

Nikolai Badinski

Në koncertin e mbrëmjes së sotme /18 tetor/, bashkë me veprat premierë prej akoma 5 kompozitorëve bullgarë do të tingëllojnë për herë të parë “Vizioni i Levskit” dhe pjesë nga cikli “Takime për piano” nga Badinski.

“Imazhi i Levskit është në zemrën time akoma që nga fëmijëria. Ky shenjt për popullin bullgar asnjëherë nuk  largohet nga mendimet e mia. Apostulli i lirisë më është shumë i afërt si shpirt dhe ide, unë mund të flas për të me orë të tëra. Siç duhet, ai ka qenë valltar i madh. Bashkëkohësit e tij thonë se kur luante vallet bullgare këmbët e tij nuk dukej se preknin tokën. Kjo më frymëzoi të përfshij dhe ritmet tona karakteristike, kjo është një sfidë e vërtetë për çdo një pianist, sepse duhet të interpretohet me një shkathtësi të madhe dhe fines. Krijimi tjetër është një pjesë nga cikli “Takime për piano”, të cilin e shkruaj gjatë viteve. Në pjesët unë krahasoj muzikën e autorëve nga epoka dhe drejtime të ndryshme. “A nuk ishin këta Haydn dhe Messien?” është pjesa, e cila do të tingëllojë në Sofje. Për mua është shumë interesante kjo lidhje strukturore të gjuhës muzikore të këtyre kompozitorëve me qartësinë e tyre karakteristike, me pastërtinë”.

Nikolai Badiski i ka besuar dy premierat Aleksandra Ivanovës.

Aleksandra Ivanova

Me krijimtarinë e Nikolai Badinskit më njohu dirigjenti Ivan Janakiev, gjatë vitit 2018 - tregon pianistja e re. Atëherë, në 80 vjetorin e tij, unë ekzekutova  “5 pjesa nga një seri pianoje Dodecaphonic". Unë emocionohem  shumë gjithmonë kur interpretoj krijime moderne, më në veçanti kur bëhet fjalë për premiera botërore. Kjo është një përgjegjësi e madhe, por dhe diçka shumë interesante dhe pasuruese. Profesori Jovço Krushev, pedagogu im në piano në Akademinë  Kombëtare Muzikore thoshte, se për çdo pianist është e rëndësishme të interpretojë një muzikë moderne. Kështu që akoma nga vitet e mia studentore përfshij pjesa të tilla në repertorin tim - prej kompozitorëve të huaj dhe bullgarë. Pjesët e Nikolai Badinskit nuk janë të lehta për ekzekutim, por unë e pëlqej shumë muzikën e tij dhe shpresoj t’i prezantoj mundësisht sa më afër mendimit të tij”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD

Muzikantët e rrugës performojnë në skena të shumta në natyrë në kryeqytet

Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..

botuar më 24-09-27 5.50.PD

"Diçka më e mirë"

Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..

botuar më 24-09-24 6.15.PD