4979 janë rastet e reja të koronavirusit gjatë ditës së kaluar. Kjo është 18.6për qind e 26 780 testeve të kryera, sipas portalit coronavirus.bg. Numri i të infektuarve të rinj është më i larti për valën e katërt pandemike në vend. 84.23 për qind e të infektuarve të rinj nuk ishin të vaksinuar.
Pacientët aktivë të regjistruar janë 63 241. Në spital u shtruan 6 258 pacientë. 537 persona të infektuar trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 1251 pacientë të pranuar në spitale, 89.21 për qind nuk ishin të vaksinuar.
Në 24 orët e fundit, 214 njerëz me Covid të konfirmuar vdiqën. 95 për qind e tyre ishin të pavaksinuar. Numri i të vdekurve është gjithashtu më i larti për valën e katërt të pandemisë. Raportohen 2009 të shëruar.
6201 vaksina u dhanë të hënën. Janë 1 388 405 persona me imunizim të plotë.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..