Punëdhënësit, sindikatat dhe qytetarët organizuan protesta duke kërkuar kompensim të menjëhershëm dhe jo-simbolik për çmimet e larta të energjisë elektrike. Të pakënaqurit bllokuan trafikun në qendër të qytetit të Sofjes.
Çmimi i energjisë elektrike në tregun e lirë të energjisë arriti një rekord prej 240 eurosh për megavat-orë. Ky çmim paguhet jo vetëm nga biznesi, por edhe nga konsumatorët si shkollat, kopshtet, spitalet.
Bizneset dhe sindikatat po këmbëngulin për masa urgjente për të kontrolluar çmimet sepse ekziston rreziku jo vetëm i falimentimeve, por edhe i dështimit të furnizimit të energjisë elektrike. “Ekziston një mënyrë për të përgjysmuar çmimet vetëm me masa administrative, pa ndryshime ligjore”, tha lideri i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov për BNR.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..