Certifikatat e gjelbra do të hidhen kur vendi të hyjë në zonën e gjelbër, tha në një konferencë Ministri i Shëndetësisë në detyrë Stojço Kacarov.
"Masat nuk i detyrojnë njerëzit të vaksinohen. Ato zvogëlojnë rrezikun e përhapjes së virusit dhe ndikojnë vetëm në aktivitetet që janë të shprehura qartë në urdhër. Ato nuk vlejnë për administratën dhe kishat, " theksoi Ministri.
"Nëse asgjë nuk bëhet, kjo do të çojë në një bllokim të plotë të sistemit shëndetësor. Ne jemi të detyruar dhe do të jetë një papërgjegjshmëri e madhe të mos i ndërmarrim këto masa. Sepse me to ne mbrojmë edhe njerëzit që protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjet tona, " shtoi Kacarov.
Kundër certifikatave të gjelbra një protestë po mbahet para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë. Një kordon policie ruan hyrjen në ndërtesë. Protestuesit duan dorëheqjen e ministrit në detyrë Stojço Kacarov.
Sipas Ministrit, protestat kundër masave gjatë fushatës paraelektorale për zgjedhjen e parlamentit dhe presidentit janë politike.Qindra besimtarë nga e gjithë vendi u dyndën në Manastirin e Baçkovos për të marrë pjesë në procesionin tradicional liturgjik me ikonën e mrekullueshme të Nënës së Shenjtë të Zotit. Pelegrinazhi filloi nën tingujt e kambanave i udhëhequr nga..
Një festë shumëngjyrëshe e Pashkëve nën sloganin "Le të këndojmë, le të kërcejmë në Pashkë, në shesh" do të zhvillohet sot në ambiente të hapura në qytetin Stara Zagora(Bullgaria Jugore). Për humorin e mirë do të kujdesen grupe të shumta..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të Bosilegradit. Fëmijët do të konkurrojnë në tre kategori - për vezën më të fortë, më të bukur dhe më..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..