Certifikatat e gjelbra do të hidhen kur vendi të hyjë në zonën e gjelbër, tha në një konferencë Ministri i Shëndetësisë në detyrë Stojço Kacarov.
"Masat nuk i detyrojnë njerëzit të vaksinohen. Ato zvogëlojnë rrezikun e përhapjes së virusit dhe ndikojnë vetëm në aktivitetet që janë të shprehura qartë në urdhër. Ato nuk vlejnë për administratën dhe kishat, " theksoi Ministri.
"Nëse asgjë nuk bëhet, kjo do të çojë në një bllokim të plotë të sistemit shëndetësor. Ne jemi të detyruar dhe do të jetë një papërgjegjshmëri e madhe të mos i ndërmarrim këto masa. Sepse me to ne mbrojmë edhe njerëzit që protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjet tona, " shtoi Kacarov.
Kundër certifikatave të gjelbra një protestë po mbahet para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë. Një kordon policie ruan hyrjen në ndërtesë. Protestuesit duan dorëheqjen e ministrit në detyrë Stojço Kacarov.
Sipas Ministrit, protestat kundër masave gjatë fushatës paraelektorale për zgjedhjen e parlamentit dhe presidentit janë politike.Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..