Unë kurrë nuk kam takuar një person tjetër që është aq i sjellshëm dhe aq i përkushtuar për të mbledhur dhe ruajtur fakte historike për muzikantët bullgarë jashtë vendit"- thotë Stolina, vajza e Bojidar Dobrevit. Mbase secili i cili e njihte këtë njeri të pazakonshëm do të thoshte të njëjtën gjë. Akoma përpara epokës së internetit dhe teknologjive digjitale, Bojidari qe mik në programet e Radio Bullgarisë me tregimet e tij për bashkatdhetarët tanë, të cilët janë bërë një pjesë nga historia kulturore e Evropës, ku ai jetonte që nga viti 1987. Bojidar Dobrevi vdiq gjatë vitit 2019 duke lënë një sërë artikujsh unik, libra si dhe një mori kërkimesh të papërfunduara.
Ai ka lindur në qytetin Varna, aty përfundon Shkollën Muzikore me violë, pas kësaj vazhdon në Akademinë Kombëtare Muzikore - Fakultetin instrumental dhe teorik e kompozitor. 5 vjet përpara se të vendoset në Gjermani, punon në orkestrën “Simfonieta” të Radios Kombëtare Bullgare. Në vitin 1987 fillon punë si udhëheqës viole në Orkestrën Simfonike në qytetin Hofen (Hofer Symphoniker, Hof) Gjermani. Një vit më vonë është viola e dytë - solo (ndihmës-drejtues) i grupit të violëve në Filarmoninë e Vjurtenbergut, Rojtlingen (Württembergische Philharmonie Reutlingen).

“Akoma që në vitet e shkollës unë e kam mbajtur mend me këtë, se çdo një minutë të lirë ai e kalonte nëpër arkiva të ndryshme - tregon Stolina Dobreva. Pasvitit 1987 punonte në Gjermani, kurse pushimet në Bullgari përsëri i plotësonte me udhëtime nëpër vend për hulumtimin e një informacioni të ri.”
Në vitet e krizës ekonomike dhe politike në Bullgari, Bojidar Dobrev vendos që të vazhdojë pavarësisht nga vështirësitë.
“Çdo gjë filloi nga krijimi i një shtëpie botuese, me qendër në Bullgari dhe paraqitjen e revistës “Kronikat e muzikës bullgare”, e cila ka ekzistuar disa vjet-vazhdon Stolina. Si rezultat i studimeve të babait tim në bibliotekat e shumta në Evropë dhe kontakteve të tij me muzikantë, të cilët jetojnë jashtë shtetit, lindën përmbledhje të shumta, katalogë me krijime të kompozitorëve të ndryshëm, libra, të cilët janë trashëgimia e tij më serioze. Ato përmbajnë fakte tepër interesante nga historia muzikore bullgare. Shpeshherë udhëtonte me orkestrën, jepnin koncerte në Zvicër, Holandë, Belgjikë e të tjera. Gjatë kohës së këtyre turneve ai gjithmonë ka mundur të zbulojë ndonjë bibliotekë dhe të verifikojë nëse ka në të ndonjë informacion për muzikantë bullgarë. Shpeshherë qëndronte në Pragë, ku kemi njerëzit tanë të afërt. Rezultat është libri për kompozitorin Vasill Bozhinov “Bullgari nga Praga”(viti 2011). E di se punonte dhe me arkivat në qytetin e tij të lindjes, ka publikime të shumta, kushtuar së kaluarës muzikore të qytetit Varna. Udhëtonte dhe deri në qytetin Ruse, kurse Biblioteka Kombëtare në Sofje qe shtëpia e tij e dytë.”

Ndër gjërat më të rëndësishme të cilat na i la Bojidar Dobrevi është “Libër-emrash të kompozitorëve nga Bullgaria”, i cili ka dalë përpara 20 vjetëve, në të cilin përmbahet një informacion bazë për rreth 400 krijues, si dhe “Kompozitorë nga Bullgaria dhe nga jashtë”- mbase i vetmi për nga lloji i vet.
“Të fundit të cilën e botoi, ishte libri “Faqe nga e kaluara e kulturës muzikore bullgare”, ku janë mbledhur artikuj interesant-për shembull për koncert të filarmonisë së Vjenës me krijime të Panço Vlladigjerovit dhe Heraklit Nestorov gjatë vitit 1921 dhe shumë të tjera. Nga pozita e moshës sime të tanishme mund të them se, nuk njoh ndonjë tjetër, i cili në mënyrë kaq të përkushtuar të studiojë veprimtarinë dhe kontributin e muzikantëve bullgarë, më në veçanti të atyre, të cilët kanë punuar jashtë shtetit dhe tek ne, për të cilët dihet shumë pak për veprimtarinë e tyre.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i..
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e..