Bullgaria, së bashku me disa vende të tjera, përfshirë Francën, do të insistojnë urgjentisht që energjia bërthamore dhe prodhimi i energjisë bërthamore nga gazi natyror të njihen dhe të përfshihen në listën e aktiviteteve ekonomike të qëndrueshme mjedisore. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Bruksel para mbledhjes së Këshillit Evropian, një ndër temat e së cilës është energjia.
"Në Bullgari ne po shpresojmë tek sektori ynë bërthamor si një burim kryesor i energjisë së lirë dhe të besueshme," tha Radev.
Ai theksoi se vendi ynë mbështet kalimin në një ekonomi neutrale ndaj klimës, por një ulje drastike e emetimeve për të do të përshpejtojë procesin e mbylljes së kapaciteteve bazë tradicionale, pa gatishmëri për t'i zëvendësuar ato me teknologji të reja moderne. Në këtë drejtim, Bullgaria është për uljen e çmimeve të emetimit të gazrave serrë.Më 30 prill, në ndërtesën e Kongresit Amerikan u zhvillua një takim midis një delegacioni nga partia "Vëzrazhdane" dhe deputetit republikan Keith Self, i cili është zëvendëskryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së..
Në Bullgari, legjislacioni është i tillë që nuk mund të mbahet një grevë mbarëkombëtare. Këtë ia shpjegoi Radios Kombëtare Bullgare nënkryetari i sindikatës më të madhe, Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Todor Kapitanov. Ai theksoi..
Bullgaria t’i sigurojë ujë Greqisë nga lumi Arda për 5 vjet, ky propozim për Greqinë u miratua nga qeveria bullgare. Në draft-deklaratën e përbashkët mbi përdorimin e ujërave të lumit Arda u shënua se të dyja palët konfirmuan se angazhimi i mëparshëm..
Për të nëntin vit radhazi, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve organizon fushatën “I numërojmë harabelat”. Ajo zhvillohet këtë të shtunë - 3 maj..
Në raportin e fundit mbi lirinë e fjalës nga “Reporterët pa Kufij”, Bullgaria renditet e 70-ta. Ajo mbetet në fund brenda BE-së, ku vetëm Qiproja..