1370 janë të sapo infektuarit me koronavirus gjatë ditës së kaluar. Kjo është 13% e 10 554 testeve të kryera, sipas portalit coronavirus.bg. 87% e të infektuarve nuk janë vaksinuar.
Numri i pacientëve aktivë është rritur në 79 312. Në spital janë shtruar 6912 pacientë. 600 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 90 për qind e 299 të sapo pranuarve në spitale nuk janë të vaksinuar.
Në 24 orët e fundit, 40 persona kanë vdekur me Covid. 39 prej tyre nuk ishin të vaksinuar. 536 persona janë shëruar.
7 156 vaksina u dhanë të dielën.
Nga 25 tetori, paraqitja e një certifikate të gjelbër për aktivitetet në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Përjashtim bëjnë udhëtimet në transportin publik, vizitat në farmaci, banka, dyqanet ushqimore dhe objektet mjekësore.
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Ai uroi anëtarët e rinj të Komisionit Evropian për zgjedhjen e tyre dhe u uroi..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..