6816 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit pas 50 356 testeve të kryera. 13.5% e mostrave janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. 87.5% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. Numri i të infektuarve rishtazi është më i larti që nga fillimi i pandemisë dhe kalon me afro 1000 numrin e të infektuarve të martën.
Të sëmurët e regjistruar me simptoma të shfaqura janë 87 279. 7325 janë të shtruarit në spital. 608 prej tyre janë në terapi intensive. 89% e 1107 të sapo pranuarve në spitale nuk janë të vaksinuar.
124 kanë vdekur me Covid-19 të konfirmuar. Më shumë se 94 për qind e tyre nuk janë vaksinuar. 2323 janë shëruar.
Të martën janë dhënë 26 327 vaksina. 1 466 012 persona kanë përfunduar imunizimin.Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me..