Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë përfshirjen e Bullgarisë në një program i cili lejon që qytetarët ta vizitojnë vendin dhe të qëndrojnë atje deri në 90 ditë. Kjo u bë e qartë nga një deklaratë e Sekretarit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.
Përveç Bullgarisë, vendimi do të merret edhe për 3 shtete të tjera – Izraelin, Qipron dhe Rumaninë. Për të hyrë në program, shteti duhet të plotësojë disa kërkesa për antiterrorizmin, zbatimin e ligjit, sigurinë e dokumenteve dhe menaxhimin e kufijve. Për më tepër, përqindja e kërkesave për viza jo-emigruese të refuzuara duhet të jetë gjithmonë nën 3%. Aktualisht, 40 vende janë në listën e Uashingtonit për udhëtime pa viza dhe qëndrime deri në tre muaj.Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..