Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë përfshirjen e Bullgarisë në një program i cili lejon që qytetarët ta vizitojnë vendin dhe të qëndrojnë atje deri në 90 ditë. Kjo u bë e qartë nga një deklaratë e Sekretarit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.
Përveç Bullgarisë, vendimi do të merret edhe për 3 shtete të tjera – Izraelin, Qipron dhe Rumaninë. Për të hyrë në program, shteti duhet të plotësojë disa kërkesa për antiterrorizmin, zbatimin e ligjit, sigurinë e dokumenteve dhe menaxhimin e kufijve. Për më tepër, përqindja e kërkesave për viza jo-emigruese të refuzuara duhet të jetë gjithmonë nën 3%. Aktualisht, 40 vende janë në listën e Uashingtonit për udhëtime pa viza dhe qëndrime deri në tre muaj.Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova uroi kontingjentin ushtarak bullgar nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) me rastin e Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Ajo mori pjesë në një ceremoni zyrtare në Prishtinë...
Në Shkup, u fye flamuri trengjyrësh bullgar. Shiritat u grisën nga kurorat e vendosura në varrin e revolucionarit bullgar dhe luftëtarit për lirinë e rajonit gjeografik të Maqedonisë, Goce Dellçev. Sulmi ndodhi në oborrin e manastirit "Shën Spas" në..
Rumania përgatitet të marrë hua për të financuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes Pavarësisht rezultatit të paqartë të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Rumani më 4 dhe 18 maj, kreu i përkohshëm i shtetit Ilie Bollzhan njoftoi një..