Këngëtari i njohur bullgar Diço na kthen në ditët e mrekullueshme të verës. E bën me "Ti po fluturon" - këngën e tij të re, kushtuar vlerave më të zakonshme njerëzore - familjes, kohës që kalojmë me të dashurit tanë, dhe - verës bullgare, një prej stinëve më të bukura.
Videoja e këngës “Ti po fluturon” është xhiruar në zonën e Sozopolit, si dhe në kampingun "Gradina", ku Diço dhe familja e tij jetojnë gjatë verës. Do ta shihni të shtrirë në një hamak me kitarën e tij të preferuar në dorë, i rrethuar nga gruaja e tij dhe dy vajzat e tyre të vogla.
Kënga është një nga propozimet e reja në renditjen javore për muzikën pop dhe rock bullgar TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..