Certifikata e gjelbër nuk shkel të drejtat e punës të njerëzve, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministër i çështjeve sociale Gëlëb Donev.
Ai theksoi se vendosja e kufizimeve në kushtet e pandemisë është e lejueshme që të ruhet shëndeti dhe jeta e popullsisë. Këtë e vërtetojnë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Gjykatës së Lartë Administrative Bullgare.
Donev rikujtoi se punëdhënësit nuk kanë të drejtën të detyrojnë punëtorët të vaksinohen. Ata që nuk duan mund të testohen. Punëdhënësit kanë të drejtën të marrin teste antigjene falas. Çmimi i kampionimit është 5 euro për një test, por mund të kursehet nëse punëdhënësi siguron një punonjës të vet mjekësor, shpjegoi zëvendëskryeministri.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..