Milen Mitev u zgjodh në krye të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ nga Këshilli për Mediat Elektronike me 4 vota.
Milen Mitev, i cili drejtonte përkohësisht BNR-në pas dorëheqjes së Andon Balltakovit, u zgjodh në konkurrencë me Mitko Dimitrov dhe Ivo Todorov. Anëtarët e Këshillit për Mediat Elektronike që votuan “pro” sqaruan se janë përballur me dilemën nëse të preferojnë Mitev apo Todorov. Ata e justifikuan zgjedhjen e tyre me konceptin e thelluar të Mitevit, si dhe me përgatitjen e tij administrative dhe juridike.
“Në konceptin e zotit Mitev, qëllimet e vendosura dhe zgjidhjet e propozuara janë të realizueshme, reale dhe janë për ndryshimin e modelit të financimit të mediave publike”, komentoi kryetarja e Këshillit, Betina Zhoteva.
Në prezantimin e konceptit të tij, Milen Mitev përcaktoi si detyrë kryesore transferimin e përparësive dhe vlerave tradicionale të radios në botën digjitale.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..