Nëse vendosim një bllokim të plotë në vend tani, do të duhet ta bëjmë përsëri pas disa muajsh. Zgjidhja është më shumë përgjegjësi nga të gjithë. Kështu u tha në Plovdiv studentëve të mjekësisë presidenti Rumen Radev.
Ata pyetën kreun e shtetit se çfarë po propozojë për t'i dhënë fund pandemisë. “Përgjigja është shumë komplekse, pasi përqendrohet në aspektet ekonomike dhe sociale. Varianti Delta Plus është shumë ngjitës dhe dëmi është shumë serioz. Duhet gjetur një ekuilibër se si të mbrohen njerëzit dhe të shpëtohen jetë dhe të mos dëmtohet shteti në një mbyllje të plotë”, shtoi presidenti. Sipas Radev, pasojat e një bllokimi të plotë do të jenë katastrofike.
“Që nga sot nuk do të ketë më një person që ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë së Varnës; detyra do të kryhet nga kryetari i ligjshëm i zgjedhur, BlLagomir Kocev”, tha në një konferencë për shtyp zëvendësi i tij, Pavell Popov. Sipas Popovit,..
Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re do të mbështesë familjet në zbatimin e masave që lidhen me efektivitetin energjetike. Ajo krijohet..
Bullgaria është identifikuar zyrtarisht si një nga vendet e BE-së në rrezik nga presioni i migracionit, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova, duke cituar raportin e parë vjetor të Komisionit Evropian mbi menaxhimin e..
Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni..
Lidhur me Lukoil, stuhia ka kaluar kryesisht, por ende ka rreziqe. Kjo u deklarua nga zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev për bTV. Ai theksoi 3 rreziqe..