Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas 170 vitesh mungesë kastorët u kthyen në Bullgari

Para pak kohe komuniteti shkencor raportoi për vëzhgimet e para të kastorit euroaziatik (Castor fiber), pas një mungese të species nga më shumë se një shekull e gjysmë nëpër trojet tona. Duke rrethuar një nga zonat e mbrojtura në Bullgarinë Veriore, pylltarët hasën diçka të çuditshme:

“Vëmë re pemë të rrëzuara dhe fillimisht menduan, se është një prerje të palejuar të pyllit – tregon inxhinierja  Desisllava Cvjatkova. – Sapo u afruam pamë se në fakt kjo është një “prerje” shumë interesante dhe specifike. Doli se nuk është kjo që menduan, por ka të ngjarë që të jetë punë e një kastori.”

Zbulimi sensacional u bë në mesin e shtatorit 2020, por mënyra e jetesës së kastorit gjatë dimrit i pengoi shkencëtarët të vazhdojnë vëzhgimet e tyre. Me ngrohjen e motit filluan studimet e synuara dhe shpresat u justifikuan: në prill 2021 u bë regjistrimi i parë fotografik i kastorit Bobço, siç e quajtën zbuluesit e tij.


“Natyrisht, u gëzuam shumë sepse ishte një kohë e gjatë të përndjekjes, të vendosjes dhe të lëvizjes së kamerave, shikimi se si janë të kafshuara pemët... Ishte me rëndësi të fotografonim dhe të ta kishim bardhë e zi, se në fakt këtë kafshë e ka në Bullgari dhe konkretisht në këtë vend. Nuk e kemi parë në të gjallë, videot u xhiruan nga gjuetarë dhe peshkatarë, por gjetëm gjurmë të aktivitetit të tij jetësor – pemë të gërryera dhe të prera, grumbuj degësh, hapa. Kjo është një ngjarje interesante dhe e rëndësishme për Bullgarinë në tërësi” – është kategorike inxhinieria Cvjatkova.


Nuk dihet saktësisht se kur u zhduk kastori në Bullgari. Mbetjet skeletore nga gërmimet arkeologjike të viteve 1750 – 1850 japin informacion të besueshëm për habitatin e tij të fundit.

“Arsyeja e parë e gjuajtjes së tij në masë ishte ushqimi – kafshët e rritura arrijnë deri në 35 kilogram – shpjegon zoologu Dr. Nikollaj Koxhabashev (Nikolay Kodzhabashev). Arsyeja e dytë është lëkura e tij me cilësi të jashtëzakonshme, nga e cila prodhoheshin veshje. Disponojmë të dhëna nga regjistrat tregtare, nga të cilat bëhet e qartë se lëkurat e kastorëve të vrarë në Bullgari ishin shumë të shtrenjta për shkak të ngjyrës veçanërisht të vlefshme pothuajse të zezë. Ato kafshë persekutoheshin edhe për shkak të sekrecioneve vajore aromatike nga gjëndrat e kastorëve meshkuj dhe femra të përdorura në farmaceutikë dhe parfumeri.”


Gjatë viteve të fundit kastorët evropian u rifutën në Rumani, por nuk ka të dhëna zyrtare për përpjekje për t’u rivendosur artificialisht edhe në Bullgari.

“Një nga hipotezat mbi të cilat punojmë është se kastori ynë është nga këto kafshë të zhvendosura. Por hipoteza e dytë ka të bëjë me kafshët të cilat kanë qenë gjithmonë në natyrën e Bullgarisë. Duhet të bëhet analiza gjenetike e qimeve, jashtëqitjeve të freskëta apo materialit biologjik nga vetë kafsha, sepse ka shumë mundësi që të jetë një popullatë relikte që ka mbijetuar me kalimin e kohës. Dhe në se kjo është ashtu, atëherë këto kafshë do të jenë specia e vetme e popullatës jugore e mbijetuar fare në botë -  thekson Dr. Koxhabashev.


Aktualisht nuk ka asnjë konfirmim për numrin e kastorëve, ndërsa vendndodhja e saktë nuk njoftohet për arsye sigurie. Kastori evropian është i përjashtuar nga dokumentet e mbrojtjes së natyrës dhe Libri i Kuq i Bullgarisë si një specie e zhdukur në vend në mënyrë të pakthyeshme. Ka për t’u marrë masa për mbrojtjen e tij, për përmirësimin e statusit të tij të ruajtjes dhe të mbrojtjes së habitateve të tij.

Informacioni vizual u sigurua falas nga N. Koxhabashev, anëtar i ekipit që zbuloi kastorin evroaziatik në Bullgari. Artikullin e plotë në anglisht mund ta lexoni këtu.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..

botuar më 25-11-20 8.00.MD

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD