Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po mbahet edicioni i shtatë Plovdiv Jazz Fest

Foto: plovdivjazzfest.com

Që nga 29 deri më 31 tetor zhvillohet edicioni i shtatë Plovdiv Jazz Fest.Publiku do të kënaqet me muzikantë bullgarë dhe të huaj, ndër të cilët dy mbajtësit e “Grami” – Antonio Sançes dhe Brad Meldau. Në festival një çmim për kontribut të tërësishëm muzikor do t’i dorëzohet drejtuesit shumëvjeçar të transmetimit muzikor të Radios Kombëtare Bullgare Toma Sprostranov.

Qasja në koncertet e programit Plovdiv Jazz Fest do të jetë me certifikatë shifrore Covid, që përfshin vaksinim, kalim të sëmundjes vitin e fundit ose një test të shpejtë negativ antigjeni (48 orë para fillimit të veprimtarisë), ose PCR (bërë 72 orë para koncerteve). Organizatorët sigurojnë dhe kryerjen e testeve të antigjenit në vend me gjysmë çmim, që japin rezultat për 20 minuta.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Unioni i Gjyqtarëve paralajmëroi për një kërcënim nga një program kompjuterik antivirus

Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..

botuar më 25-11-26 12.06.MD
Bojko Borisov

Sipas shumicës në pushtet, protestat nuk do ta ndalin vendin në rrugën drejt eurozonës

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..

botuar më 25-11-26 11.47.PD

Kryeministri mbështeti planin e paqes për Ukrainën para “Koalicionit të të gatshmëve“

Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..

botuar më 25-11-26 9.34.PD