E vështirë dhe e pasigurt ishte koha në fillim të shekullit XX. Dhe atëherë shumë bullgarë kërkuan bukën e gojës jashtë kufijve të atdheut, dhe ata me shpirtra sipërmarrës dhe të zgjuar me shumë punë arritën të grumbullojnë pasuri dhe të zhvillojnë tregtinë. Një shembull i ndritshëm për sukses ekonomik, bujari dhe përkushtim nga kjo periudhë është historia jetike e haxhi Nenço Pallaveev, të cilin sot e quajnë Mirëbërësi i Koprivshticës.
Ai ishte tregtar në portin Aleksandria. Falë aftësive dhe përvojës së tij dhe në sajë të zotërimit të shkëlqyer të gjashtë gjuhëve, ky bullgar arriti të vendosë marrëdhëniet tregtare me Egjiptin, Arabinë, Sudanin dhe Anglinë në vitet para Luftës së Parë Botërore. Prapëseprapë ai linte mënjanë një pjesë e madhe e fitimit për qëllime shoqërore në qytetin e tij të lindjes Koprivshtica.
Në vitin 1908 dërgoi 40 mijë leva të arta për ndërtimin e vatrës së kulturës në qytet. Me mjete të dhuruara prej tij u ndërtua edhe kambanorja e një nga kishat e qytetit, u meremetua shkolla vendore, u ndërtua një monument – eshtërore të heronjve të Kryengritjes së Prillit (1928) .
Ky monument sot është një nga simbolet e këtij qyteti rilindës bullgar. Haxhi Nenço Pallaveev kujdesej për mirëmbajtjen e gjimnazit vendor. Ai dërgonte fonde të mëdha, emëroi dhe mbante një mësues nga Zvicra për t’i mësuar nxënësit e qytetit Koprivshtica në gjuhën franceze.
Ky bullgar sipërmarrës dhe iniciativë ka shumë më tepër merita për vendlindjen e tij Koprivshtica, të cilat e renditin ndër patriotit dhe iluministët më të mëdhenj në Bullgarinë pasçlirimit.Aktivistët e Vatrës së Kulturës në Koprivshtica nuk e lënë të shuhet shkëndija patriotike e trashëguar nga paraardhësi i shquar. Kryetari i tanishëm i Vatrës së Kulturës është një inxhinier softuer dhe pedagog i programimit të aplikuar në gjimnazin e qytetit. Nga përvoja mësoi, se institucionet publike mund të zhvillohen vetëm nëse ka njerëz të përgjegjshëm dhe të përkushtuar në to. Tani bashkë me punën si mësues në shkollë dhe si kryetar i Vatrës së Kulturës, Stojan Marinov punon edhe si zëvendës kryetar i këshillit bashkiak në Koprivshtica. “Nuk është institucioni që e bën një person, por ai vetë mund të ndryshojë pamjen dhe jetën e një qendre kulturore apo një institucioni publik” – thotë kryetari i ri i Vatrës së Kulturës “Haxhi Nenço Palaveev”:
“Më kushton shumë kohë. Kur ke marrë një përgjegjësi të tillë shoqërore, duhet të jesh sa më përgjegjës. Unë jam kryetar për pak më shumë se një vit dhe përpiqem t'i bëj gjërat të ndodhin. Tani kemi më shumë aktivitete, por për shkak të pandemisë ne e prezantojmë veprimtarinë tonë kryesisht përmes internetit dhe është shumë e vështirë të punosh online. Vitin e kaluar për herë të parë shënuam 1 nëntorin në një mjedis online. Bëmë një javë të tërë kushtuar iluministëve kombëtarë, pasi secili nga punonjësit e Vatrës së Kulturës u mishëruan në rolin e një rilindësi tonë kombëtar. Ideja ishte që përmes fjalëve dhe rrëfimit të veprave të tyre, të kujtonim idealet dhe besëlidhjet e bullgarëve të mëdhenj.”
Vatra e Kulturës në qytetin Koprivshtica është ndër të paktat në vend, që ka godinë të vet të ndërtuar me donacionet e haxhi Nenço. Kështu ajo disponon të ardhura të veta, me të cilat financon disa prej veprimtarive. Një sukses i madh është rindërtimi i kinemasë, e cila ishte e mbyllur për gati 40 vjet.
“Tani në sajë të donatorëve dhe bashkisë, arritëm të riparojmë makinën e kinemasë dhe ekranin dhe t’i bashkohemi festivalit “Master of Art”” – thotë Stojan Pavllov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, BGNES, koprivshtitsa-bg.com, Facebook/ Vatra e Kulturës në qytetin KoprivshticaNjë tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..