Vetëm shoqëritë që e bazojnë zhvillimin e tyre në arsim, shkencë dhe kulturë mund të ndërtojnë një shtet modern dhe të begatë. Kështu tha kreu i shtetit Rumen Radev gjatë dorëzimit të simbolit të nderit të Presidentit 7 krijues të shquar me kontribut në zhvillimin shpirtëror dhe shkencor të vendit.
Në Ditën e Iluministëve të Popullit, Akad. Krasimir Atanasov u shpërblye për kontributin e tij në fushën e inteligjencës artificiale, mjekësisë dhe biologjisë. Prof. Vladko Panajotov u shpërblye për kontributin e tij të jashtëzakonshme në zhvillimin e kimisë, minierave dhe ekologjisë.
Ndër të dalluarve janë edhe pesë aktivist të vatrave të kulturës – Genoveva Tançovska, Minko Stefanov, Vasill Novosellski, Aneta Mutafçiev dhe Danaill Petrkov.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..