Instilacioni artistik “Shkronjat Bullgare” me stola në formë të shkronjave bullgare u rikthye në Bullgari. Pesë prej stolave tashmë u ekspozuan në Ministrinë e Jashtme me rastin e Ditës së Iluministëve Popullorë. Shkronjat „Ж“, „З“, „Ч“ dhe „Я“ mirëpresin vizitorët në kopshtin e ministrisë dhe një stol në formën e shkronjës „Д“ zbukuron oborrin e Institutit Shtetëror të Kulturës, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Ekspozitat janë dhuratë nga Fondacioni “Lexo Sofjen”, i cili në vitin 2018 krijoi instalacionin artistik, duke përfshirë stola origjinale në formën e shkronjave unike për alfabetin cirilik. Çdo një prej stolave në formën e një prej germave cirilike është lidhur drejtpërsëdrejti me poezinë, nëpërmjet vjershave të poetëve bashkëkohorë bullgarë.
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..