Shteti po përgatitet të marrë një borxh të ri prej 250 milionë eurosh në tregun e brendshëm përmes bonove 5-vjeçare, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare - BNB. Shitja është planifikuar për 8 nëntorin. Kështu, borxhi shtetëror nga fillimi i vitit 2021 mund të arrijë në 1.4 miliardë euro me një limit buxhetor prej 2.3 miliardë. Më 26 tetor BNB ka shitur edhe 250 milionë euro borxh 10-vjeçar, me interes 0.53 për qind.
Në përgatitje të buxhetit të ri shtetëror për vitin 2022, Ministri i Financave Valeri Bellçev ka porositur të gjitha institucionet shtetërore që në hartimin e planeve për vitin 2022 të propozojnë masa për uljen e shpenzimeve të tyre. Buxheti duhet të miratohet nga Legjislatura e ardhshme e 47-të e Kuvendit Popullor, e cila do të zgjidhet më 14 nëntor.
Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në përfshirjen e Bullgarisë në zonën e euros, dhe kjo është një arsye tjetër për të folur për të ardhurat e njerëzve në vendin tonë, për ekonominë tonë, për investimet e huaja dhe për tregun e punës, i cili reagon më..
Që nga 1 tetori, norma bazë e interesit e Bankës Popullore të Bullgarisë (BNB) është 1.81%. Kjo është ulja e dymbëdhjetë me radhë në muaj, këtë herë me 0.01% krahasuar me shtatorin 2025. Për shumë vite, norma bazë në Bullgari ishte zero, por..
Në fund të shtatorit, kur kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj deri në datën "Rubikon" për financat publike bullgare - 1 janar 2026, kur vendi ynë do të dalë zyrtarisht nga bordi monetar dhe do të adoptojë monedhën e përbashkët evropiane, në..