Transmetimi i gazit në Serbi, Hungari dhe Rumani rifilloi në mesnatë, njoftoi Bulgartransgaz. Janë rritur edhe transferimet në Rumani. Kjo ka ndodhur pas përfundimit të riparimeve në gazsjellësin e dëmtuar pranë Vetrinos. Transmetimi i gazit u pezullua për shkak të një aksidenti tubacioni më 1 nëntor.
Ambasada ruse në Sofje konfirmoi se Gazprom ka rritur furnizimin me gaz me çmime më të mira me kërkesë të qeverisë bullgare. Sipas njoftimit, në nëntor çmimi i gazit për Bullgarinë ka rënë në 46,55 euro për MWh, që është rreth gjysma e çmimit mesatar për Evropën. Kompania ruse thekson se i përmbush në mënyrë perfekte të gjitha detyrimet e saj ndaj konsumatorëve bullgarë dhe klientët në BE.“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..
Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..
Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..
Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari..