Transmetimi i gazit në Serbi, Hungari dhe Rumani rifilloi në mesnatë, njoftoi Bulgartransgaz. Janë rritur edhe transferimet në Rumani. Kjo ka ndodhur pas përfundimit të riparimeve në gazsjellësin e dëmtuar pranë Vetrinos. Transmetimi i gazit u pezullua për shkak të një aksidenti tubacioni më 1 nëntor.
Ambasada ruse në Sofje konfirmoi se Gazprom ka rritur furnizimin me gaz me çmime më të mira me kërkesë të qeverisë bullgare. Sipas njoftimit, në nëntor çmimi i gazit për Bullgarinë ka rënë në 46,55 euro për MWh, që është rreth gjysma e çmimit mesatar për Evropën. Kompania ruse thekson se i përmbush në mënyrë perfekte të gjitha detyrimet e saj ndaj konsumatorëve bullgarë dhe klientët në BE.Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..