Ajo është bullgare, por jeton në Republikën Çeke që nga vitet 1990. Ajo nuk ka emigruar, por thjesht kthesat e fatit të saj janë ndërthurur me vorbullën e ndryshimeve socio-politike që ndodhën në atë kohë në Bullgari. Kështu, pa planifikuar një jetë jashtë vendit, Lidjia Gëllëbova ishte detyruar të largohej, e sforcuar nga jeta e pasigurt dhe mungesa e punës së përhershme. U nis për në Pragën e bukur, por edhe atje vazhdoi të ëndërronte shumë kohë vështirësitë në punën e saj dhe luftën për drejtësi, të cilat i kishte lënë në Bullgari. Më shumë se 20 vite jashtë shtetit, Lidija Gëllëbova nuk ndalon së menduari për shtëpinë e vjetër dhe të afërmit e saj, të cilët e bëjnë të kthehet gjithnjë e më shpesh në vendlindje. Në moshën e rritur filloi të shkruajë poezi dhe prozë, plot emocione, nostalgji dhe kujtime të fëmijërisë, dashurisë së parë dhe gjithçkaje tjetër të mbetur këtu dhe të humbur përgjithmonë.
Lidija Gëllëbova u kthye në Bullgari për të prezantuar librin e saj më të fundit me poezi, në të cilin sikurse ndihet një dhimbje edhe më e fortë për shkak të pandemisë. "Titulli është elokuent - "Mbledhja e diellit" - është një metaforë për shpirtin, për jetën. Kush do të mendonte të mblidhte diçka? Padyshim ai që ka vënë re se diçka është thyer? ”- thotë botuesja Ana Bojanova:
“Lidija nuk është e vetmja autore dhe njeri që rimëkëmbet pasi ka përjetuar dhimbje. Nëpërmjet librit ajo mbledh shpirtin e saj, të kaluarën e saj, mbledh mozaikun e jetës së saj”.
Lidija Gëllëbova ka mbaruar për Filologji Bullgare në Universitetin e Sofjes. Gjithmonë ka ndier respekt ndaj fjalëve dhe ka punuar me vëmendje me to si skenariste në Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ dhe si redaktore në programin “Horizonti” të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/. Këtu ajo mësoi gjëra të vlefshme për veten dhe profesionin e saj dhe ndihet krenare për intervistat e saj të lëna në "Fondin e Artë" të BNR-së. “E shkrova “Mbledhja e diellit” ndërsa isha në karantinë”, thotë Lidija Gëllëbova.
“Nuk duhet të heshtim në asnjë rrethanë, sidomos njerëzit të cilët mund t’i përdorin mirë fjalët. Duhet pasur kujdes me fjalët, sepse marrëzitë dhe gënjeshtrat janë të barabarta me krim. E vërteta është gjithmonë e fortë. Kur një person ndihet i pambrojtur ose i lënduar, shkrimi është një mënyrë për të ruajtur veten. Komunikimi është shpëtimi. Unë mendoj për mbylljen gjatë pandemisë dhe e pranoj si një metaforë - tani është e vështirë të marrim frymë, është vështirë të flasim me maskë, kështu që duhet të mendojmë se çfarë marrim frymë dhe për çfarë flasim."
Bashkatdhetaria jonë prej vitesh punon si kuratore në Galerinë Kombëtare në Pragë. Ajo thotë se puna i jep shumë sepse ky qytet evropian pasuron kulturën njerëzore me historinë e tij të pasur, muzetë dhe galeritë e shumta. “Unë mbetem bullgare në shpirt dhe së shpejti do të kthehem për të jetuar përgjithmonë në atdheun tim” – thotë Lidija Gëllëbova.
“Le të respektojmë më shumë qytetin në të cilin jetojmë dhe ta mbajmë të pastër, dua që kjo të ndryshojë në vendin tonë. Çekët e duan shumë Pragën. Kjo nuk do të thotë se ne bullgarët nuk jemi krenarë për kryeqytetin tonë, por nuk jemi mësuar të rregullojmë e pastrojmë shtëpinë tona. Duhet të mësohemi të mbajmë pastërti, të jashtëm dhe shpirtëror, nga kjo varet dhe standardi ynë i jetesës. Do të doja të bënim gjithçka me dëshirë, dashuri dhe besim tek njëri-tjetri, sepse po shoh se si humbasim komunikimin njerëzor me tjetrin. Por unë jam optimiste, sepse në Bullgari vijnë gjenerata të reja që udhëtojnë, nuk kanë komplekse inferioriteti, ka shumë bullgarë eruditë dhe inteligjentë. Na pret një e ardhme e mirë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personalPak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..