Nga sot, 4 nëntor, në Bullgari pezullohet përkohësisht pranimi i planifikuar dhe aktiviteti i planifikuar operativ në institucionet mjekësore. Kjo thuhet në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov të datës 3.11.2021. Lejohen përjashtime për transplantimet, diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje onkologjike dhe onkohematologjike, procedurat in vitro dhe lindjet, si dhe për rehabilitimin, trajtimin afatgjatë dhe aktivitetet e kujdesit psikiatrik.
Synimi është të lehtësohet presioni mbi spitalet dhe, nga ana tjetër, të lejohet ristrukturimi i reparteve të pangarkuara në njësi Covid dhe ekipet mjekësore të riorientohen për t'u shërbyer pacientëve me Covid-19.
Certifikatat e vaksinimit do të jenë të vlefshme 15 ditë pas vendosjes së dozës së parë të vaksinimit me dy doza dhe me një dozë. Mbyllen qendrat dhe klubet e fëmijëve, grupet e organizuara për fëmijë, etj. Ndalohen vizitat në spitale, përveç për pacientët në gjendje shumë të rëndë, si dhe në azile dje jetimore. Nuk do të kërkohet certifikata jeshile për personat nën moshën 18 vjeç. Për dhënien e certifikatës nuk merren parasysh analizat që vërtetojnë antitrupat ndaj sëmundjes, por masa është duke u diskutuar.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..