Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria e përkohshme i ka premtuar reforma gjyqësore BE-së

Ministri Ivan Demerxhiev
Foto: BGNES

Komisioni Evropian ka ngritur fuqishëm çështjen e përgjegjësisë së Prokurorit të Përgjithshëm dhe kontrollit publik të akteve të tij, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ Ministri në detyrë i Drejtësisë Ivan Demerxhiev.

Qeveria e përkohshme i ka përshkruar masat për këtë çështje në Planin e Rimëkëmbjes dhe Zhvillimit. Zbatimi i tyre lidhet me marrjen e fondeve të përcaktuara në plan. Masat parashikojnë që Prokurori i Përgjithshëm të mund të hetohet dhe të largohet përkohësisht gjatë zhvillimit të hetimit. Demerxhiev konsideron se për zbatimin e masave nuk nevojiten ndryshime në Kushtetutë. Ai komentoi se drejtësia e specializuar duhet të ekzistojë, por jo siç funksionon tani.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georg Georgiev: Mbështetja e përbashkët për Ukrainën dhe presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë

“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..

botuar më 25-11-26 4.52.MD

Çmimet e gazit natyror do të bien me mbi 4% në dhjetor

Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..

botuar më 25-11-26 3.54.MD

Sipas shumicës në pushtet, deficiti real në Buxhetin 2026 do të jetë 2.7%

Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-26 1.41.MD