Sivjet mbushen 85 vjet nga lindja e këngëtarit të operës Nikolla Gjuzelev /1936-2014/ dhe 60 vjet nga debutimi në skenë i basit të njohur bullgar.
Në lidhje me këtë në hyrjen qendroretë godinës së Operës dhe Baletit të Sofjes do të hapet ekspozitë me piktura të Nikolla Gjuzelevit, i cili është dhe një piktor portretist akademik. Në skenën e madhe të Operës dhe Baletit të Sofjes do të dallohen mbajtësit e çmimit ndërkombëtar “Nikolla Gjuzelev” për opera dhe arte të bukura. Laureatë të edicionit të katërt janë katër këngëtarë të operës me një karrierë të shkëlqyer ndërkombëtare - mecosopranoja Mariana Pençeva, baritonët Dobromir Momekov dhe Marijan Jovanovski (që të dy nxënës të maestro Nikolla Gjuzelevit), basi Dimitër Stançev, si dhe dirigjenti austriak maestro Gustav Kun.Debutimi i maestro Nikolla Gjuzelevit në skenën e Operës është gjatë vitit 1961 në Operën e Sofjes me rolin e Timurit në “Turandot” nga Puçini. Rruga e tij yjore kalon përmes teatrove më të njohura në botë.” Një “Artist i klasës së lartë”, “Këngëtar i Madh”, “Zëri i cili pikturon”- kështu e përcakton kritika Nikolla Gjuzelevin, duke qenë akoma i gjallë, kurse mes vlerësimeve të shumta për talentin e tij artistik është edhe çmimi i lartë “Verdi i Artë”.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110 vjet nga lindja e Josif Cankovit "Kënga ime, dashuria ime" Përgatiti në shqip..
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110..