Pjesëmarrësit në tërheqjen e anijes “Vera Su” të bllokuar në afërsi të Kamen Brjag, të cilët parandaluan katastrofën e mundshme ekologjike në Detin e Zi, u dekoruan nga Kreu i Shtetit Rumen Radev me Distinktivin e Nderit të Institucionit Presidencial.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Rumen Radev theksoi se incidenti me anijen “Vera Su” ka vënë në provë të gjitha strukturat përgjegjëse dhe mbarë vendin. Kreu i Shtetit vuri në dukje përpjekjet, profesionalizmin e lartë dhe përkushtimin e pjesëmarrësve në operacionin kompleks, të cilët punuan në një garë me kohën dhe në kushte të vështira meteorologjike dhe organizative. Sipas Presidentit, rasti zbuloi "pasojat e rënda të neglizhencës shumëvjeçare të shpëtimit detar". Nga ana tjetër, sipas Kreut të Shtetit, operacioni i tërheqjes së anijes ka treguar gjithashtu "se Bullgaria ka njerëz tek të cilët mund të mbështetet edhe në sprovat më të vështira".Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e Komisionit parlamentar për Transportin, duke miratuar ndryshimet në Ligjin për Trafikun Rrugor në..
Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e..
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët..