Pjesëmarrësit në tërheqjen e anijes “Vera Su” të bllokuar në afërsi të Kamen Brjag, të cilët parandaluan katastrofën e mundshme ekologjike në Detin e Zi, u dekoruan nga Kreu i Shtetit Rumen Radev me Distinktivin e Nderit të Institucionit Presidencial.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Rumen Radev theksoi se incidenti me anijen “Vera Su” ka vënë në provë të gjitha strukturat përgjegjëse dhe mbarë vendin. Kreu i Shtetit vuri në dukje përpjekjet, profesionalizmin e lartë dhe përkushtimin e pjesëmarrësve në operacionin kompleks, të cilët punuan në një garë me kohën dhe në kushte të vështira meteorologjike dhe organizative. Sipas Presidentit, rasti zbuloi "pasojat e rënda të neglizhencës shumëvjeçare të shpëtimit detar". Nga ana tjetër, sipas Kreut të Shtetit, operacioni i tërheqjes së anijes ka treguar gjithashtu "se Bullgaria ka njerëz tek të cilët mund të mbështetet edhe në sprovat më të vështira".Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..