Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuizi i Radio Bullgarisë tregoi ...

Auditori greqishtfolës dhe turqishtfolës e di më së miri historinë e këngës legjendare “Ka dalë Delju Hajduti”

E pyetëm audiencën e Radio Bullgarisë në dhjetë gjuhë, Në cilin vit Valja Ballkanska incizoi këngën e saj “Ka dalë Delju Hajduti (“Izlel e Delju Hajdutin”)? Mendimi i shumicës së pjesëmarrësve në kuiz është se kënga që fluturoi në anijen kozmike "Voyager 1" është incizuar në vitin 1977. Mirëpo, kjo është përgjigja e gabuar.

Kënga është incizuar 9 vite më parë, në vitin 1968.  Ja historia e saj:

Etnologu amerikan Martin Koenig erdhi për herë të parë në Bullgari në vitin 1966. Ai thotë se është mahnitur plotësisht nga ajo që ka parë – magjia e muzikës bullgare, vallet tona dhe “vitaliteti në sytë e njerëzve”. Martin Koenig u kthye disa herë në Bullgari. Gjatë këtyre vizitave ai bëri foto unike, regjistroi këngë të vjetra bullgare dhe zakone autentike.

Në vitin 1968 etnologu amerikan u takua me Valja Balkanska, atëherë 26 vjeçare. I mahnitur nga zëri i saj tingëllues, ai vendosi të regjistrojë performancat e saj në një dhomë klase në fshatin e saj të lindjes. Më vonë, ky regjistrim u zgjodh nga mijëra zëra të tjerë të planetit për të fluturuar në hapësirë ​​me anijen amerikane "Voyager 1.

“Ajo thjesht e këndoi këngën në një mënyrë magjike. Dhe mendoj se atëherë bullgarët kishin nevojë për Valjën dhe famën e saj, sepse kjo i bëri ata të ndiheshin më të rëndësishëm”, tregon Martin Koenig gjysmë shekulli më vonë, duke u kthyer në Bullgari për të na sjellë në të kaluarën përmes fotove të tij nga një Bullgari e zhdukur.

“Kjo këngë ka gjetur vendin e vet, edhe Bullgaria e gjeti vendin e vet”, është kategorike këngëtarja e madhe Valja Ballkanska.

Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në kuizin tonë me supozimet e tyre! Kemi përgjigje nga Amerika e largët dhe Vietnami, nga vendet evropiane - Gjermania, Franca, Bullgaria, si dhe nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe Greqia. Pikërisht nga audienca e Radio Bullgarisë, e cila lexon faqet tona në greqisht dhe turqisht, kanë ardhur përgjigjet më të sakta pyetjes për këngën "kozmike" të Bullgarisë.

Mos ndaloni së qeni kurioz për kulturën, historinë dhe traditat bullgare dhe vazhdoni të merrni pjesë në sondazhet tona. Pyetja e re do të jetë e disponueshme në faqet tona së shpejti.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 29 nëntor 2024

Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë do të mbarojë me muzikë të bukur bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme, duke ju kujtuar se..

botuar më 24-11-29 3.00.MD

Bullgaria sot – 28 nëntor 2024

Gëzuar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen! Sot, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj do t’ju tregojmë për Ljuben Karavellov dhe luftën e popullit shqiptar për pavarësi. Në rubrikën Kënga e ditës do të..

botuar më 24-11-28 3.00.MD

Bullgaria sot – 27 nëntor 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Dua” nga Pllamen Bonev De La Bona. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:44 - Lajme  12:10- Kënga e ditës

botuar më 24-11-27 3.00.MD