Takimi mes sindikatave, punëdhënësve dhe zëvendëskryeministrit Gëllëb Donev përfundoi me një skandal. Punëdhënësit u larguan pas një mosmarrëveshjeje me sindikatat. Bizneset nuk pranojnë kërkesën e sindikatave për rritjen e pagës minimale me 17%.
“Pa një parashikim buxhetor afatmesëm dhe makroparametra të tjerë të planifikuar, si rritja ekonomike, inflacioni, deficiti, nuk mund të merren vendimet e duhura. Kërkesat e sindikatave janë maksimaliste, ato nuk përputhen me realitetin ekonomik dhe do të çonin në pasoja negative, përfshirë edhe për anëtarët e sindikatave”, komentoi për BNR kryetari i Shoqatës së Kapitalit Industrial në Bullgari Vasill Velev.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..